‘Seriali’ më i ri i vitit, Loredana dhe Mozzik rikthehen bashkë?

Mediale Vip

‘Seriali’ më i ri i vitit, Loredana dhe Mozzik rikthehen bashkë?

Më: 13 janar 2020 Në ora: 07:30
Loredana dhe Mozzik

Për shumë si ata, ndarjet nuk i ndajnë në të vërtetë. Jo vetëm sepse Loredana dhe Mozzik janë prindër të një vajze, por edhe sepse, si dy këngëtarë të suksesshëm, kanë pasur bashkë shumë ture muzikore e bashkëpunime të suksesshme, të cilat publiku vazhdon t’I dëgjojë e t’I kërkojë.

Me sa duket, ky vit i ri ka ardhur me një frymë të re për dy ish-bashkëshortët. Nga sa është mësuar nga kalendarët e tureve të tyre, edhe 2020-a ka të përfshirë disa koncerte në qytete të ndryshme të Gjermanisë.

Në fakt, pak muaj më parë, pasi konfirmoi ndarjen me reperin, vetë Loredana pranoi se ata të dy do t’i vazhdojnë turet muzikore dhe, siç shihet, kjo është vërtetuar edhe nga datat e kalendarit të cilat tashmë janë bërë publike.

Bashkëpunimi profesional i dy artistëve, në fakt, është ndjekur me shumë interes nga fansat e dy këngëtarëve, por edhe nga simpatizantët që presin një bashkim të mundshëm të Loredanës dhe Mozzik-ut.

Pak ditë më parë, Loredana ngacmoi ndjekësit e saj me një video në të cilën ajo tregonte një unazë në gishtin e unazës duke lënë të kuptohej së tashmë është në një lidhje të re.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat