Kjo është deklarata bombastike që bëri Geti për Mc Kreshën

Mediale Vip

Kjo është deklarata bombastike që bëri Geti për Mc Kreshën

Më: 13 janar 2020 Në ora: 19:04
Geti dhe Mc Kresha

Në më pak se katër vite, nëpër mediet rozë u bë bujë e madhë raporto i Kreshës dhe Getoar Selimit, ku u tha se shkaku i kësaj përleshje u bë një postim në rrjete sociale.

Bëhet fjalë për një postim i cili aso kohe thuhej se i është drejtuar liderit të labelit Babastar, Getoar Selimi.

“1 milion për 1 javë. No Banglladesh, no China, jo vota t’dekniv… qysh thotë vllau jem Singullar, hip hop me ngjyra t’gjalla”, kishte shkruar Mc Kresha.

Ndërsa së fundmi Getoari ishte i ftuar në emisionin “Shiko kush luan” dhe për herë të parë foli për Kreshën. Ndryshe nga herët e tjera ku reperët nuk i kursejnë diss-et ndaj njëri-tjetrit, Geti tregoi se me Kreshën nuk ka asgjë. Reperi u shpreh se Kresha është reper dhe tekstshkrues shumë i mirë, që ka i ka rezistuar kohës.

“Është reper shumë i mirë, tekstshkrues shumë i mirë. Është njëri prej artisëve që i ka rezistuar kohës”, u shpreh Geti, duke lënë të kuptojmë se mes tyre nuk ka armiqësi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat