U kurorëzua “Miss Belgjika 2020”- momenti kur Celine Van Ouytsel rrëzohet dhe lë reçipetat në mes të skenës

Mediale Vip

U kurorëzua “Miss Belgjika 2020”- momenti kur Celine Van Ouytsel rrëzohet dhe lë reçipetat në mes të skenës

Më: 13 janar 2020 Në ora: 20:18
Celine Van Ouytsel

Një mbretëreshë bukurie u rrëzua në skenë dhe humbi reçipetat pak momente pasi u kurorëzua “Miss Belgjika 2020”, në një transmetim të drejtpërdrejt në televizor.

Celine Van Ouytsel, 23-vjeçe, nga Herentals, pushtoi zemrat e fansave kur ajo u ngrit menjëherë në këmbë, pavarësisht se shikuesve nuk i shpëtoi detaji i të brendshmeve që ranë përtokë, pranë këmbëve të saj.

E diplomuara në Juridik, e cila kishte veshur një fustan me shkëlqim të bardhë dhe blu, vijoi ecjen sikur të mos kishte ndodhur asgjë.

Ajo i buzëqeshi gjatë gjithë kohës publikut, dhe prapë vazhdoi të fitonte konkursin, duke dëshmuar se gjithmonë mund të ngrihesh pas një momenti të vështirë.

Që atëherë, video po bën xhiron në rrjetet sociale, ku është shikuar mijëra herë në të gjithë botën. Pamjet e këtij momenti deri më tani janë parë më shumë se 44 mijë herë në videon e publikuar në kanalin YouTube.

Pasi fitoi shfaqjen, në një intervistë për VTM Nieuws ajo tha: “Unë thjesht duhej të ngrihesha përsëri, siç bëjmë shpesh ne jetë”.

Ajo gjithashtu fitoi “Miss Antwerp 2020” para kurorës së “Miss Belgjika”, teksa tani është pretendente për kurorën e “Miss Botës”.

“Miss World 2020” do të mbahet në Tajlandë këtë vit, pasi u prit në qendrën e ExCel në Londër vitin e kaluar.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat