Alketa Vejsiu realizoi ëndrrën “Sanremo”, Olti Curri sërish “sherr” me moderatoren

Mediale Vip

Alketa Vejsiu realizoi ëndrrën “Sanremo”, Olti Curri sërish “sherr” me moderatoren

Më: 14 janar 2020 Në ora: 22:28
Alketa Vejsiu dhe Olti Curri

Olti Curri është zënë shpesh me Alketa Vejsiun.

Olti, një nga kritikët më të mëdhenj të Alketa Vejsiut në Shqipëri, nuk mund të rrinte sot duarkryq.

Olti e ka kritikuar dhe ironizuar pa fund prezantimin dhe paraqitjen e Alketës në “Festivalin e 58-të të Këngës në RTSH”.

Por Alketa Vejsiu pasi prezantoi “Festivalin e 58-të të Këngës në RTSH” në fund të vitit 2019, tha sot se ka realuzuar një ëndërr, sepse fillimi i 2020-ës do e gjejë atë si bashkëprezantuese në “Sanremo”.

Alketa ka realizuar ëndrrën e saj të fëmijërisë, teksa tha se me prezantimin e  festivalit prestigjioz të Sanremos , kjo është dita e saj më e lumtur edhe se për këtë gjë ka punuar që kur ka qënë 12 vjeç. Por Olti Currit nuk mund t’i shpëtonte kjo dhe është hedhur sërish në sulm.

Ai publikoi në Instagramin e tij një kolazh fotosh duke ironizuar sërish moderatoren.

Olti e quan realizimin e ëndrrës së saj, falë përpjekjes së kryeministrit Edi Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat