Eventi “ODA” nderon Capital T për solidaritetin në rastin e tërmetit

Mediale Vip

Eventi “ODA” nderon Capital T për solidaritetin në rastin e tërmetit

Më: 15 janar 2020 Në ora: 09:49
Capital T

Capital T është nderuar me një trofe nga eventi i përvjetshëm “ODA”.

Në pallatin presidencial në Tiranë, mbrëmë u mbajt eventi “ODA”.

Si çdo herë, edhe kësaj radhe morën pjesë shumë fytyra të njohura publike, mes tyre edhe reperi Capital T.

Ai madje në këtë event është nderuar me një trofe, për kontributin humanitar që ka dhënë, duke iu dalë në ndihmë qytetarëve të prekur nga tërmeti në Shqipëri.

Reperi u shpreh i lumtur për këtë nder që iu bë.

“ODA 2020 ? Me vëllezërit e mi ?? Faleminderit për respektin  Vazhdojmë bashkë përpara ??”, ka shkruar Capital T. 

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat