“Mirëmëngjes botë, mbusha një ditë”, Miriami publikon foton nga djepi i djalit dhe dhuratën e Amelisë

Mediale Vip

“Mirëmëngjes botë, mbusha një ditë”, Miriami publikon foton nga djepi i djalit dhe dhuratën e Amelisë

Më: 15 janar 2020 Në ora: 13:18
Fotoja

Mëngjesin e 14 janarit këngëtarja Miriam Cani solli në jetë fëmijën e saj të dytë, ku pas vajzës Ameli, erdhi në jetë djali Duam.

Këngëtarja ka publikuar një ditë pas lidjes djepin e djalit dhe sipër saj tollumbacet e dhuruara nga e bija ku shkruhet “Me shumë dashuri, motra jote Ameli”.

Miriami ndan edhe një falenderim për ekipin që e ndihmoi gjatë shtatzënisë dhe lindjes.

“Mirëmëngjes Botë☀ Mbusha një ditë!

Mëngjesin e tij të parë Duami u zgjua i qetë, i buzëqeshur dhe i përkëdhelur nga dashuria që e rrethon. Kjo edhe falë kushteve dhe shërbimit të mrekullueshëm që stafi i spitalit na ka ofruar. Së pari një faleminderit special dhe i përzemert për Doktor Kreston Kati i cili me një përkujdesje të jashtëzakonshme

dhe një profesionalizëm të rrallë ka ndjekur gjithë shtatëzaninë deri në lindje. Gjithashtu faleminderit mjekëve, infermierëve dhe gjithë pjesës tjetër të stafit të spitalit”, shkruan Miriam.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat