Pasi Duami erdhi në jetë, Ameli e pret me dhuratën e ëmbël

Mediale Vip

Pasi Duami erdhi në jetë, Ameli e pret me dhuratën e ëmbël

Më: 15 janar 2020 Në ora: 13:40
Miriam Cani dhe Alban Skënderaj me Amelian

Ditën e djeshme, çifti i dashur i showbiz-it, Miriam Cani dhe Alban Skënderaj njoftuan se ishin bërë prindër për herë të parë. Ata sollën në jetë vogëlushin, të cilin vendosën ta quajnë Duam.

Ndërsa mëngjesin e sotëm Ameli ka shkuar të vizitojë vëllain e saj të porsalindur për t’i uruar mirëseardhjen në jetë, me një tollumbac ngjyrë blu.

“Me shumë dashuri motra jote Ameli”, shkruhet në të.

“Mirëmëngjes botë! Mbusha një ditë! Mëngjesin e tij të parë Duami u zgjua i qetë, i buzëqeshur dhe i përkëdhelur nga dashuria që e rrethon”, shkruan Miriami duke ju referuar pa dyshim edhe dashurisë që vjen nga e vogla Ameli, e cila duhet të jetë mjaft elumtur për vëllain e saj të vogël.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat