Marsela Çibukaj zbulon si i humbi 40 kilogramë në pak kohë

Mediale Vip

Marsela Çibukaj zbulon si i humbi 40 kilogramë në pak kohë

Më: 15 janar 2020 Në ora: 15:17
Marsela Çibukaj

Marsela Çibukaj i ka befasuar të gjithë me ndryshimin që ka pësuar në pamje dhe që prej daljes së saj në “Kënga Magjike”, ka qenë shumë e komentuar pikërisht për faktin si arriti të bëhej kaq elegante në një kohë të shkurtër.

Në një intervistë për “Living”, Marsela tregoi mënyrën sesi arriti të dobësohej duke u shndërruar në një dietologe të vetes. Këngëtarja tregoi se dietologia dhe mësuesja e saj e kantos në Itali e këshilluan vazhdimisht që të humbte peshë dhe ajo ia dëgjoi këshillën.

Marsela tregoi se zgjodhi konsumin e frutave e perimeve të stinës, proteinave, ushqimin në shtëpi dhe jo atë të përgatitur apo të konservuar dhe hoqi dorë nga ushqimi mbas orës 7 të darkës, konsumi i ëmbëlsirave, alkoolit apo pijeve me gaz.

Tre janë arsyet pse Marsela vendosi të bëjë këtë ndryshim rrënjësor, “vetëbesimi, riaktivizimi fizik dhe një përformancë më e mirë dhe praktike në skenë”.

Këngëtarja tregoi që e zë gjumi me qetësi nëse nuk ka abuzuar me çokollata në orën katër të mëngjesit apo me diçka të skuqur. Ka qenë nutricionisti i saj ai që e ka shoqëruar në këtë udhëtim, duke ndryshuar dietën dhe duke analizuar vlerat e trupit të saj. Marsela e quan vetën të papërgatitur në këtë sektor dhe nuk ka dashur të rrezikojë duke marrë dieta të gatshme që gjendet edhe në faqe interneti.

“Më e mira është që secili nga ne, të ushqehet në bazë të nevojave individuale, ndonëse, brumërat, sheqernat, pijet e gazuara dhe alkooli duhen reduktuar”, thotë ajo.

Regjimi i ri ushqimor ka qenë prezent edhe në marrëdhënien e saj Vitmar Bashën. “Për sa i përket ushqimit secili nga ne ka ritmin e tij, sepse unë nuk mund të ja lejoj vetes të ha një pizza në ditë. Vitmari i djeg më mirë kaloritë e marra dhe ushtron më shumë sport”, u shpreh Marsela.

“Duket sikur njerëzit kanë gjithmonë një pakënaqësi. Ose je shumë e shëndoshë ose je shumë e dobët, duket sikur nuk ka kurrë një ekuilibër. Është e rëndësishme që të njeriu të bëjë atë që ndjen, në momentin që e ndjen, dhe mbi të gjitha ti bëjë për një arsye të vetme: shëndetin. Ndodh që trupi na jep sinjale dhe ne duhet të duam veten, dhe të kalojmë përtej vlerësimeve të bukurisë e cila nuk është meritë, por dhuratë. Duhet të pranojmë veten tonë, por nga ana tjetër duhet të kujdesemi edhe për shëndetin tonë. Ndjesia e veshjeve të reja, të cilat të qëndrojnë bukur, liria e zgjedhjes se një palë pantallonave pa vuajtur për të bërë kombinimin e duhur, lehtësia në përditshmëri, janë të gjitha momente kënaqësie dhe sodisfaksioni personal”, tha Marsela.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat