Pas nëntë vjetësh bashkë, çifti i njohur i japin fund romancës

Mediale Vip

Pas nëntë vjetësh bashkë, çifti i njohur i japin fund romancës

Më: 15 janar 2020 Në ora: 18:31
Vanesa Hudgens dhe Austin Butler

Ylli i “High School Musical” dhe aktori Austin Butler i kanë dhënë fund romancës 9-vjeçare, shkruan “US Weekly”.

Lajmin, deri më tani ishte i ditur vetëm nga njerëzit e afërm. Asnjëri prej të dyve nuk ka akoma një koment publik për ndarjen pas 9-vitesh lidhje.

Vanesa dhe Austin janë takuar për herë të parë gjatë xhirimeve të “High School Musical”, në kohën kur ajo ishte e dashura e Zac Efron.

Çfarë i bind edhe më njerëzit të mendojnë se romanca ka marrë fund është fakti që dyshja nuk i kaloi bashkë pushimet e fundvitit.

Ende nuk dihet kur janë ndarë, por hera e fundit që Austin postoi një foto me të ishte në korrik, për të festuar premierën e filmit “Once Upon a Time in Hollywood”.

Ndjekësit u prekën shumë nga ky lajm sigurisht, por nga ana tjetër disa zemra u shëruan shpejt kur ata kuptuan se tashmë Vanesa dhe Zac Efron janë single, mbase është koha për një ribashkim të “High School Musical”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat