Të gjithë mbetën gojëhapur nga ‘shpërfytyrimi’ i Blake Lively, po ka një arsye madhore

Mediale Vip

Të gjithë mbetën gojëhapur nga ‘shpërfytyrimi’ i Blake Lively, po ka një arsye madhore

Më: 15 janar 2020 Në ora: 21:21
Blake Lively

Blake Lively hodhi në Instagramin e saj dy foto të reja nga filmi i ardhshëm 'The Rhythm Section' dhe të gjithë i ka lënë gojëhapur.

Në Instagramin zyrtar të “The Rhythm Section” janë postuar vazhdimisht disa video nga skenat e filmit që do të transmetohet së shpejti. 

Blake Lively është gjithmonë surprizë me rolet, si edhe me look-un që ka përdorur në çdo rol të saj, në vite. Ylli i “Gossip Girl”, së fundi është bërë pjesë e një filmi tjetër, roli i të cilit i ka ndryshuar shumë pamjen. Aktualisht, ajo është duke punuar me projektin e Reed Morano “The Rhythm Section”.

Aktorja, së fundi zbuloi edhe si do të duket në filmin e ri. Dy fotot që ajo u dhuroi ndjekësve të saj në Instagram tregojnë një Blake tërësisht të transformuar dhe shumë larg aktores dhe bukurisë që të gjithë njohim.

Blake di gjithashtu t’u vendosë një titull goditës postimeve të saj në Instagram. Kështu, pasi postoi këtë pamje të re nga filmi, aktorja shtoi titullin - "Facetune u thye". Më tej, etiketoi artistin e kësaj fotografie Vivian Baker, i cili e ndihmoi të arrinte imazhin e duhur për filmin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat