Ariana Grande akuzohet për vjedhjen e këngës “7 Rings”

Mediale Vip

Ariana Grande akuzohet për vjedhjen e këngës “7 Rings”

Më: 17 janar 2020 Në ora: 16:19
Ariana Grande

Ariana Grande dhe disa kantautorë të tjerë janë paditur për shkelje të të drejtës autoriale, nga një hip-hop artist, i cili pretendon se hiti i pop yllit amerikan, “7 Rings”, është vjedhur nga një këngë të cilën ai e kishte incizuar dy vjet para se Grande ta publikonte këtë projekt.

Josh Stone, i cili ndryshe njihet me nofkën DOT, në padinë e tij të dorëzuar në Gjykatën e Qarkut të New Yorkut, deklaron se “ekspert të njohur të muzikës” kanë konkluduar se hiti i Grandes është kopje e këngës së tij me titull “You Need It, I Got It”.

Zëdhënësit e këngëtares, që është nominuar për pesë shpërblime “Grammy”, të cilat do të ndahen më 26 janar, përfshirë këtu dy kategori për këngën "7 Rings", nuk kanë pranuar të komentojnë rreth këtij rasti.

Kënga "7 Rings" i kaloi tetë javë në pozitën e parë të toplistës “Billboard”, pas lansimit të saj në shkurt të vitit të kaluar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat