Reperi i famshëm vendos pistoletën e sëpatën në kokë: Është funerali yt

Mediale Vip

Reperi i famshëm vendos pistoletën e sëpatën në kokë: Është funerali yt

Më: 18 janar 2020 Në ora: 06:16
Eminem

Reperi Eminem publikoi albumin e tij të 11-të mbrëmjen e kaluar, të cilin e titulloi "Music to be Murdered By".

Njoftimin e bëri me anë të një postimi në Twitter, ku shkruajti: “Është funerali juaj … ”.

Sa i përket kopertinës, Eminem u frymëzua nga producenti i famshëm Alfred Hitchcock. Madje një nga këngët në album është homazh për producentin ku ai flet për 30 sekonda.

Albumi përfshin bashkëpunime me Ed Sheeran, Skylar Grey, Royce Da 5’9 “, Black Thought, Q-Tip, Denaun, White Gold, Young M.A, KXNG Crooke, Joell Ortiz, Don Toliver, Anderson Paak dhe Juice WRLD.

Eminem, emri i vërtetë i të cilit është Marshall Mathers është tepër i pëlqyer nga fansat, por një prej tekstit të këngëve nuk i pëlqeu aspak fansave të tij.

Aty fliste për sulmin me bombë në koncertin e Ariana Grande.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat