Prej disa ditësh tashmë po shkaktohen polemika lidhur me vendimin e princit Harry, për tu tërhequr nga jeta mbretërore dhe për tu transferuar në Kanada bashkë me të shoqen Meghan Markle dhe të birin Archie.
Aktori britanik Hugh Grant, i cili prej vitesh del në mbrojtje të jetës private të personazheve të njohur, i ka dalë në krahë Harry, duke mbështetur vendimin e tij për tu larguar nga jeta mbretërore.
Në një intervistë radiofonike për Andy Cohen, ai ka dalë publikisht kundër sulmit të medias.
“Media e skandaleve vrau nënën e tij dhe tani po i bën copa edhe të shoqen Meghan Markle”, deklaroi aktori, duke iu referuar vdekjes së Lady Diana në një aksident me makinë në Paris, në 31 gusht 1997, teksa e ndjekur nga paparacët u përplas me makinë.
Ai tha se Harry është burrë dhe detyra e tij është që të mbrojë familjen, dhe për këtë arsye shtoi se e mbështet.