Reperi ndalon në rrugë një grua, i bën propozimin e papritur

Mediale Vip

Reperi ndalon në rrugë një grua, i bën propozimin e papritur

Më: 18 janar 2020 Në ora: 15:15
Tyler

Reperi i famshëm e ndalon gruan e panjohur.

Tyler, The Creator po ecte rrugëve të New York-ut kur pa një palë syze që e lanë pa fjalë. I vetmi problem ishte se syzet i kishte një grua vënë. Sa u shkëmbye me të, Tyler i thotë: “Sa të papara syzet!” Por ajo s’e dëgjoi. Ishte me kufje.

Këtu hyn në lojë truproja i Tyler, që ndaloi gruan dhe i ofroi 50 dollarë për syzet që kishte në kokë. Ajo refuzoi me mirësjellje, por kur Tyler e rriti çmimin në 100 dollarë, do të ishte papërgjegjshmëri të thoshte jo.

Image

Mesa duket, gruaja i kishte blerë syzet për 10 dollarë në një dyqan sendesh të përdorura. Ndoshta atë ditë kishte nevojë për ca lekë ekstra për të paguar një borxh a faturë dhe iu lut universit për fat. Universi i solli një reper me 100 dollarë në xhep dhe pasion për syzet e çuditshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat