Po nëna e Meghan çfarë mendon për vendimin e së bijës dhe dhëndrit për largimin nga familja mbretërore?

Mediale Vip

Po nëna e Meghan çfarë mendon për vendimin e së bijës dhe dhëndrit për largimin nga familja mbretërore?

Më: 18 janar 2020 Në ora: 18:50
Meghan, Doria

Vendimi i Meghan Markle dhe princit Harry për t’u larguar nga familja mbretërore dhe çdo detyrë që kishin si duka dhe dukesha e Sussex, i ka çuditur të gjithë. Ishte një vendim i vështirë, por siç duket çifti dëshirojnë të jetojnë si dy njerëz të zakonshëm, mes Kanadasë dhe Britanisë. Pothuajse të gjithë kanë folur rreth këtij vendimi, Mbretëresha, princi William dhe Kate, po mamaja e Meghan çfarë mendon?

Shumë media britanike shkruajnë se ishte Meghan ajo që e shtyu princin të merrte këtë vendim. Sipas People, Doria e shikon pozitiv vendimin e Meghan dhe princin Harry për t’u shkëputur nga familja mbretërore.

“Meghan është e fortë dhe do të jetë gjithmonë mirë”,-është shprehur Doria.

Me siguri, Doria ndihet mirë pas këtij vendimi pasi do të ketë pranë vajzën dhe nipin për më shumë kohë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat