Këngëtarja e njohur shton kilogramë, duket e panjohshme

Mediale Vip

Këngëtarja e njohur shton kilogramë, duket e panjohshme

Më: 18 janar 2020 Në ora: 21:22
Christina Aguilera

Këngëtarja Christina Aguilera, 39, kohët e fundit është tërhequr nga publiku dhe i është përkushtuar familjes së saj. Paparacët e “kapën” atë me bashkëshortin e saj Matthew Rutler, 34, duke e dërguar vajzën e tyre Summer Rain (5) në shkollë, me ç’rast shumë adhurues e kanë vërejtur që këngëtarja është trashur, sipas kritereve hollivudiane.

Ajo i kishte mbledhur flokët në një tufë kazuale dhe pothuajse nuk kishte fare grim. Ylli të cilin shumica e mbajnë mend nga video klipi provokues “Dirty” sot në rrugë pothuajse nuk njihet fare. Nga martesa e saj e kaluar me Jordan Bratman, 42, ajo e ka djalin Max Liron (12).

Me kalimin e viteve, ajo ka shtuar peshë, të cilën e bart me krenari. Ajo nuk shqetësohet nga titujt e mediave të huaja për trashësinë e saj.

Këngëtarja e ka kaluar një sërë fazash të modës në karrierën e saj, ndërsa dy vjet më parë u përfol se u është nënshtruar operacioneve plastike. Më shumë se një vit më parë, paparacët e kapën atë në një restorant në Los Angeles me ç’rast shkruan se ajo kishte futur fillerë në buzët e saj dhe kishte bërë botoks.

Para Matthew ajo nuk kishte fat në dashuri. I dashuri i saj i parë serioz pas ndarjes i zbuloi asaj që ishte gay, ndërsa nga Jordani u shkurorëzua pas pesë vjetësh martesë. Thashethemet u përhapën edhe se çifti e kishte një martesë të hapur, por ai ishte mërzitur që gruaja e tij sillte femra të tjera në shtëpi për argëtim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat