Çifti Harry dhe Meghan edhe zyrtarisht janë tërhequr nga detyrimet mbretërore.
Princi Harry dhe Meghan nuk do të përdorin më titujt e tyre të ‘HRH’ dhe nuk do të marrin fonde publike për detyrat mbretërore, ka njoftuar Buckingham Palace.
Çifti gjithashtu nuk do të përfaqësojë më zyrtarisht ‘The Queen’.
Duka dhe Dukesha e Sussex do të paguajnë 2,4 milion funta të taksapaguesit për rinovimin e Frogmore Cottage, e cila do të mbetet shtëpia e tyre në Mbretërinë e Bashkuar, thuhet në deklaratë.
Marrëveshja e re hyn në fuqi në pranverën e këtij viti, tha pallati.
Deklarata vjen pasi anëtar të mbretërisë zhvilluan bisedime të hënën në lidhje me rolin e ardhshëm për çiftin.
Duka dhe Dukesha e Sussex janë mirënjohës ndaj Madhështisë së saj dhe familjes Mbretërore për mbështetjen e tyre të vazhdueshme ndërsa ata fillojnë në kapitullin tjetër të jetës së tyre.