Pas pesë viteve pauzë Adele kthehet me këngë të re

Mediale Vip

Pas pesë viteve pauzë Adele kthehet me këngë të re

Më: 19 janar 2020 Në ora: 00:03
Adele

Adele pritet që në vitin 2020 të sjell gjëra të reja në muzikë.

Adele më në fund në vitin 2020 do kthehet në skenën e muzikës pas një mungese pesë vjeçare, shkruan Daily Mail.

Këngëtarja 31 vjeçare ka vendosur të lëshojë albumin e ri, ka thënë agjenti i saj Lucy Dickins dhe menaxheri Jonathan Dickins.

Kjo vjen pasi në 2019 është folur se këngëtarja do publikojë albumin por kjo nuk u konkretizua edhe pse kishte reagime të shumta nga publiku.

Sipas Music Week , Jonathan la me mend që muzika e re është padyshim në horizont, duke thënë: ‘Sa më shpejt aq më mirë!’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat