Rudina Dembacaj thumbon këngëtarin shqiptar: Ai bën këngë vetëm me lot

Mediale Vip

Rudina Dembacaj thumbon këngëtarin shqiptar: Ai bën këngë vetëm me lot

Më: 19 janar 2020 Në ora: 14:14
Rudina Dembacaj

Mbrëmjen e djeshme në emisionin,  “Mos i fol shoferit”  moderuar nga aktorja e humorit, Rudina Dembacaj, ka qenë e ftuar këngëtarja e mirënjohur, Era Rusi e cila është pyetur nga moderatorja nëse ka ndërmend të bashkëpunojë me ndonjë koleg. Era s’ka përmendur emër ama ka pranuar se ka një admirim të dukshëm për muzikën e Ylli Limanit.

Në këtë moment edhe Rudina Dembacaj ka treguar se çfarë mendon për Ylli Limanin?  “Ai bën vetëm këngë me lot me qurre, me pre damarët bën, them me vete sa vuan ky djalë”, tha moderatorja për këngët melankolike të Yllit.

Në këtë moment Era u shpreh se këngëtari ka melodi të mirë dhe zë shumë të bukur por megjithatë do t’i kërkojë të bëjë ndonjë këngë të gëzuar. Rudina Dembacaj: Me kë do bëje një duet Era?

Era Rusi: Po e mendoj por nuk dua ta them se do ha veten time msysh.

Rudina Dembacaj: Kë vlerson më shumë nga këngëtarët që janë në tregun shqiptar?

Era Rusi: Ylli Limanin.

Rudina Dembacaj: Ai ben vetëm këngë me lot me qurre, me pre damarët bën them me vete sa vuan ky djalë.

Era Rusi: Dëgjo ka një melodi të mirë , ka një zë të bukur dhe publiku e pëlqen në atë komercialitetin e tij , në atë gjënë e vet që e ka ngatërruar pak është shumë e bukur.

Rudina Dembacaj: Aman thuaj të bëjë një të gëzuar për ne që na gëzon shpirti .

Era Rusi: Do ta bëjë dhe të gëzuar do ti them unë.

Rudina Dembacaj: E gjeta do bashkëpunosh me Ylli Limanin .

Pra, ekziston mundësia që së shpejti Era Rusi dhe Ylli Limani të vijnë me një bashkëpunim!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat