Gold AG publikon këngën e re “Heroinat” dedikuar grave të dhunuara gjatë luftës

Mediale Vip

Gold AG publikon këngën e re “Heroinat” dedikuar grave të dhunuara gjatë luftës

Më: 19 janar 2020 Në ora: 16:13
Gold AG

Reperi i njohur nga Presheva, Gold AG sot (e diel), ka publikuar projektin më të ri muzikor njëherësh të parin për këtë vit.

“Heroinat” mban titullin kjo këngë, e cila iu është dedikuar grave të dhunuara gjatë luftës, ku me këtë shënon edhe emërtimin që iu është vënë këtyre për atë që kanë përjetuar gjatë luftës.

Projekti vjen i kompletuar edhe nga ana vizuale, teksa protagoniste e këtij klipi është aktorja Igballe Qena.

Tekstin dhe muzikën e ka bërë vet reperi, kurse për producimin është përkujdesur këngëtari Genc Prelvukaj.

Në klip përpos aktores Qena luan edhe: Kenan Gurgurovci, Rexhep Asani, Elmedina Abazi dhe Rajana Avdiu.

Në fund të këngës, Gold AG ka shkruar për gratë e dhunuara në luftë: “Rreth 20.000 femra janë përdhunuar nga forcat policore, ushtarake dhe paramilitare serbe gjatë viteve 1998-1999 në luftën e Kosovës sipas organizatave ndërkombëtare”.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat