Hilary Duff me ndryshim në dukje, vjen me pamje të adoleshentes

Mediale Vip

Hilary Duff me ndryshim në dukje, vjen me pamje të adoleshentes

Më: 19 janar 2020 Në ora: 18:56
Hilary Duff

Hilary Duff e ka filluar vitin 2020 me një stil të ri flokësh dhe më një dukje krejtësisht ndryshe.

Edhe pse në kohët e fundit ka preferuar t’i mbajë flokët më të shkurta, aktorja dhe këngëtarja ka vendosur të bëjë një ndryshim.

32-vjeçarja ka vënë shtesa flokësh duke i zgjatur ato që njëherësh u ka dhënë vëllim dhe është krenuar me dukjen e re përmes fotografive në rrjetet sociale.

Ajo ka bërë shaka duke u shprehur e habitur që i janë rritur flokët brenda natës, ndërsa ka marrë komplimente të shumta nga fansat e saj.

Pikërisht kjo dukje ua ka kujtuar fansave karakterin e Lizzie McGuire, të cilën Hilary e ka luajtur kur ka qenë më e re.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat