Nuk i pagoi obligimet për fëmijën, ish-e dashura e dërgon në gjykatë Michy Batshuayin

Mediale Vip

Nuk i pagoi obligimet për fëmijën, ish-e dashura e dërgon në gjykatë Michy Batshuayin

Më: 19 janar 2020 Në ora: 22:24
Michy Batshuayi

Futbollisti belg, Michy Batshuayi, ka përfunduar në gjykatë, pasi ka dështuar t’i paguajë obligimet për mirëqenien e vajzës së tij dyvjecare.

Lojtari që përfiton 100.000 funte në javë te Chelsea duhej t’ia paguante një shumë të caktuar ish-të dashurës së tij, Gitte Van Der Elst, e cila e ka kujdestarinë e vajzës.

Mirëpo, 26-vjeçari është akuzuar se ka dështuar të paguajë dy prej pagesave mujore prej nga 2.067 funte (2.421 euro), si dhe është vonuar edhe për disa të tjera.

Gitte, e cila është po ashtu 26 vjeçare, është paraqitur për një seancë dëgjimorë javën e kaluar në një gjykatë në Mechelen të Belgjikës, ku e ka shpalosur rastin dhe e ka ngritur padinë.

Gjykata belge dështimin e dy pagesave për mirëmbajtjen e fëmijës mund ta konsiderojë si “braktisje të familjes” që dënohet me burg prej gjashtë muajsh dhe gjobë me para.

Avokati i Batshuayit ka thënë se pagesat tashmë janë bërë dhe i ka fajësuar përfaqësuesit e lojtarit për kontributet e dështuara.

Sulmuesi i Chelseat, i cili e ka një vajzë tjetër trevjeçare nga një lidhje tjetër, në fillim kishte mohuar se është babai i vajzës së Gitte. Mirëpo, një gjykatë tjetër kishte vendosur se ai duhej ta mirëmbante vajzën duke paguar shuma mujore prej 2.421 eurosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat