U tha se ishte në një lidhje me Romeo Veshajn, Sara Kolami flet për jetën private

Mediale Vip

U tha se ishte në një lidhje me Romeo Veshajn, Sara Kolami flet për jetën private

Më: 20 janar 2020 Në ora: 07:06
Sara Kolami

Panorama Plus zbuloi se Romeo Veshaj është në një lidhje me blogeren dhe moderatoren Sara Kolami. Sipas kësaj medie, ata janë njohur në ambientet e Vizion Plus, pjesë e të cilit Romeo ka qenë që prej fillimit të karrierës së tij. As Sara dhe as Romeo nuk kanë reaguar në lidhje me këtë lajm, që prej dy ditësh po bën xhiron e mediave. Megjithatë, e ftuar në “Mos i fol shoferit”, Sara ka zbuluar disa detaje nga jeta private.

Ajo është shprehur se aktualisht është beqare dhe për sa u përket preferncave në lidhje me partnerin, do të dëshironte që ai të mos ishte pjesë e showbiz-it.

“Nuk dua drama. Një personazh publik sjell me vete drama, sepse fillon tërheq shumë vëmendje... njerëzit fillojnë merren me ty”, -është shprehur Sara.

Si janë në të vërtetë gjërat, mbetet për t’u parë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat