Nuk jetojnë më në kështjellë, megjithatë shtëpia e re e Meghan dhe Harry-t është mahnitëse

Mediale Vip

Nuk jetojnë më në kështjellë, megjithatë shtëpia e re e Meghan dhe Harry-t është mahnitëse

Më: 20 janar 2020 Në ora: 07:09
Meghan dhe Harry

Meghan Markle dhe Princi Harry janë zhvendosur në Kanada, pasi morën vendimin për të hequr dorë nga detyrat mbretërore. Jeta e tyre do të ndahet midis Kanadasë dhe Britanisë së Madhe dhe aktualisht ata janë duke kërkuar për një shtëpi në Kanada. Edhe pse nuk do të jetojnë më në kështjellë, Meghan dhe Harry nuk mund të jetojnë në një shtëpi çfarëdo. The Sun ka bërë të ditur se çifti ia ka vënë syrin një vile në Vancouver, Kitsilano. Marrëveshja për blerjen e kësaj prone është pothuajse e përfunduar.

Pamjet e shtëpisë së ndërtuar në 1912-ën janë mbresëlënëse. Vila ka 6 dhoma gjumi, pesë tualete, pamje nga deti dhe është e rrethuar me kopshte privatë. Vlera e shtëpisë është as më pak e as më shumë se 35,880,000 dollar dhe ndodhet në një lagje ku jetojnë njerëz të fuqishëm të botës së biznesit. Pa dyshim që kjo është një shtëpi e denjë për një princ. Jemi të sigurt që këtu, Meghan dhe Harry nuk kanë për t’ia ndjerë aspak mungesën kështjellës.

Ndërkohë që kushedi ç’po ëndërroni, shijoni pamjet e shtëpisë.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat