Ledri do të bëhet baba? Zbulohet e vërteta pas fotove të të dashurës së tij me barkun e fryrë

Mediale Vip

Ledri do të bëhet baba? Zbulohet e vërteta pas fotove të të dashurës së tij me barkun e fryrë

Më: 20 janar 2020 Në ora: 07:40
Ledri Vula dhe Sara Hoxha

Edhe pse vazhdojnë të jenë mjaft të rezervuar për lidhjen e tyre, Ledri Vula dhe Sara Hoxha janë kthyer shpejt në një nga çiftet më të pëlqyer të showbiz-it. Së fundmi ata kanë pushuar në Maldives, nga ku Sara ka ndarë disa foto.

Në njërën prej tyre ajo shfaqet me barkun e fryrë dhe fansat kanë aluduar menjëherë se ajo është shtatzënë. Dyshimet u forcuan më shumë kur Ledri publikoi një video teksa hidhej me parashutë dhe shkruajti:

“Kur ajo të thotë që është shtatzënë dhe nuk është 1 prilli”. Por të gjithë këtyre fjalëve ka vendosur t’u japë fund vetë Sara. Ajo ka publikuar një foto me barkun e fryrë dhe tregon se kjo ka ndodhur vetëm prej ushqimir. Pra, na duhet të presim akoma për të parë Ledrin si baba.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat