Rosie Huntington-Whiteley rrëfen sekretin për një figurë trupore si të sajën

Mediale Vip

Rosie Huntington-Whiteley rrëfen sekretin për një figurë trupore si të sajën

Më: 20 janar 2020 Në ora: 14:15
Rosie Huntington-Whiteley

Supermodelja dhe aktorja, Rosie Huntington-Whiteley, ka folur në lidhje me sekretin e saj për të mbajtur linja të holla trupore.

Bashkëshortja e Jason Statham, e cila është nënë e një fëmijë, ka rrëfyer se pse duket mbresëlënëse gjatë gjithë kohës në setet fotografike.

Në një intervistë për revistën The Sunday Times Style, 32-vjeçarja ka thënë se fshehtësia qëndron në ‘agjërimin’ me ndërprerje duke ngrënë ushqim në diferencë kohore ndërmjet tetë deri 10 orë.

“Pastaj përpiqem që të mos marr ushqim pas orës 16:00 dhe 18:00. Kjo i jep mundësi trupit tim që të tretë gjithçka”, ka thënë ajo.

Krahas kontrollit të ushqimit, ajo merret rregullisht me fitnes, gjë që e ka trashëguar nga nëna e saj, e cila është instruktore aerobi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat