Dua Lipa i fiton 2 nominime për çmimet “NME”

Mediale Vip

Dua Lipa i fiton 2 nominime për çmimet “NME”

Më: 20 janar 2020 Në ora: 15:04
Dua Lipa

Është bërë e ditur lista e plotë e të nominuarve të sivjetmë për çmimet “NME”, dhe e nominuar në dy kategori të rëndësishme të mbrëmjes është edhe këngëtarja shqiptaro-britanike, Dua Lipa.

Ylli i muzikës pop, ka arritur të fitojë nominim në kategoritë, “Kënga më e mirë në botë” dhe “Kënga më e mirë britanike”, për hitin e saj të fundit “Don’t Start Now”.

Lajmin për këtë sukses, Lipa e ka ndarë edhe me 38 milionë ndjekësit e saj në Instagram.

Në mesin e yjeve të tjerë të nominuar për këto shpërblime janë: Slowthai, The 1975, Yungblud, Billie Eilish, AJ Tracey, FKA twigs, Lizzo, Cardi B, Charli XCX, Foals, Stormzy dhe Lana Del Rey. Çmimet “NME” i nderojnë më të mirët në muzikë, film, televizion dhe kulturë, ndërsa ceremonia e ndarjes së shpërblimeve do të mbahet më 12 shkurt të këtij viti, në arenën “O2 Academy Brixton” në Londër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat