Pas zërave për shtatzëni, flet Jonida Vokshi

Mediale Vip

Pas zërave për shtatzëni, flet Jonida Vokshi

Më: 20 janar 2020 Në ora: 15:21
Jonida Vokshi dhe Besnik Krapi

Jonida ka treguar nëse është apo jo shtatzënë.

Pak ditë më parë, në media qarkulloi lajmi se Jonida Vokshi është në pritje të ëmbël dhe se ajo dhe Besnik Krapi shumë shpejt do bëhen prindër.

Fillimisht Jonida preferoi të mos reagonte, por e ftuar mëngjesin e sotëm në “Wake up”, i hodhi poshtë lajmet e shtatzënisë.

Isli e pyeti se si po i shkon shtatzënia dhe Jonida duke qeshur tregoi se kur të ketë diçka do e ndajë vetë me publikun. “Çfarë shtatzënie? Unë kur të kem diçka për të thënë, do dal do ta them vetë ju premtoj”, u përgjigj Jonida.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat