Jonida Vokshi demanton lajmin rreth shtatzënisë

Mediale Vip

Jonida Vokshi demanton lajmin rreth shtatzënisë

Më: 20 janar 2020 Në ora: 21:19
Jonida Vokshi

Aktorja dhe prezantuesja e njohur shqiptare, Jonida Vokshi, kohëve të fundit ka qenë një nga emrat më të përfolur në faqet rozë.

Pak muaj pasi kurorëzoi historinë e dashurisë me partnerin e saj thuhet se çifti është gati për të mirëpritur fëmijën e parë.

E njëjta ka qenë e ftuar ditën e sotme në emisionin e mëngjesit “Wake Up” në Top Channel dhe nuk ka mundur t’i shpëtojë pyetjeve mbi shtatzëninë.

Ishte prezantuesi Isli Islami që e ka ngacmuar Jonidën lidhur me këto zëra duke e pyetur se si po i shkon shtatzënia.

“Çfarë shtatzënie? Unë kur të kem diçka për të thënë, do dal do ta them vetë ju premtoj”, ka thënë ajo, duke demantuar lajmin që po qarkullon tash e një kohë në mediat shqiptare.

Dyshja po vazhdojnë të jenë të angazhuar në karrierë dhe Vokshi së fundmi njoftoi se do jetë pjesë e jurisë në shoun e talenteve në Top Channel.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat