Angelina Jolie e bën çantën e dalë jashtë mode të duket bukur

Mediale Vip

Angelina Jolie e bën çantën e dalë jashtë mode të duket bukur

Më: 21 janar 2020 Në ora: 14:32
Angelina Jolie

Trendet e çantave vijnë dhe shkojnë, por një stil klasik zgjat përgjithmonë

Vitin e kaluar kemi parë të famshmit të përdorin më shumë mini-çanta, madje edhe çanta me shumë xhepa, por jo çdo yll është në kërkim të trendit të fundit.

Për Angelina Jolie, çanta më e mirë është ajo që tashmë është në dollapin e saj. Ajo është parë në Los Angeles duke bërë blerje me binjakët e saj, Vivienne dhe Knox.

44-vjeçarja u shfaq me stilin njëngjyrësh në një pallto të zezë, pantallona të prera dhe syze, por ishte çanta e saj që morri vëmendjen.

Aktorja-regjisorja nxori njërën nga çantat e vjetra të preferuar nga Phoebe Philo në Celine, çanta Clasp. Çanta debutimin e saj të parë e kishte gjatë shfaqjes së pranverës 2017 të markës, dhe Jolie vazhdon duke e veshur atë që nga ajo kohë.

Në dekadën që ajo kaloi në krye të Celine, Philo krijoi disa çanta It, por e preferuara e Jolie është ndër çantat më të nënvlerësuara të treguara ndonjëherë në pistën e markës. Spontan dhe elegant, stili duket se ka goditur një akord të veçantë me aktoren, e cila zotëron të dyja versionet bardh dhe zi.

Kur Jolie zbulon një gjë që funksionon për të, ajo i qëndron besnike, prandaj do të vazhdoni të shihni që ajo do të shkëlqejë në çantën e saj tani e për shumë e shumë vite me radhë. 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat