Anton Palokaj, me shumë pasione por gjithmonë për një Shqipëri natyrale

Mediale Vip

Anton Palokaj, me shumë pasione por gjithmonë për një Shqipëri natyrale

Nga: Maksim Gjokaj Më: 21 janar 2020 Në ora: 15:19
Anton Palakoj

Ai nuk është aspak i panjohur madje cilësuar vite më parë si një nga meshkujt më të pashëm shqiptar pasi afro një dekadë është marrë me modelizëm ku në vitin 2006-ën ka përfaqësuar Kantonin e Bernit në Mister Suisse Romande.

Po flasim për shqiptarin Anton Palokaj i cili ka lindur në Fijarë të Gjakovës por që jeton që kur ishte adoleshent në Bern të Zvicrës e aktualisht me profesion është mikromekanik por që ka provuar e ka plot pasione.

Të flasësh për Antonin duhet shumë kohë pasi ai që kur ishte 18-vjeç ka vënë rrypin e zi në sportin e karatesë dhe është specialist i arteve marciale (luftrave sportive).

Kur ishte mjaft i kërkuar si model ai ka refuzuar një super kontratë për të vazhduar modelizmin në Paris për shkak se donte të jetonte gjithmonë pranë familjes dhe në gjuhën e bukur dhe traditat shqiptare.

Vetëm pak kohë më parë ai gabimisht është dënuar siç thotë vetë Antoni për shkak se ka mbrojtur drejtësinë shqiptare duke u përfshi në një zënkë kundra serbëve dhe boshnjakëve dhe ai është vetëmbrojtur edhe duke iu referuar kamerave që tregonin rastin.

Personazhi ynë është shumë i njohur për humanizëm dhe patriot shqiptar më shumë se sa pasioni i tij i rinisë modelizmi dhe ëndrra e tij është Shqipëria Natyrale pa kufi pasi siç thotë ai është i gatshëm të vdes për Shqipërinë në çdo moment të jetës.BS

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat