Labinot Tahiri viziton dhe dhuron sërish për fëmijët me Leukemi

Mediale Vip

Labinot Tahiri viziton dhe dhuron sërish për fëmijët me Leukemi

Nga: Maksim Gjokaj Më: 21 janar 2020 Në ora: 15:24
Labinot Tahiri

Ai është një personazh shumë i dashur por mbi të gjitha i njohur për humanizmin e tij. Po flasim për artistin Labinot Tahiri ku pak ditë parë ka qenë vizitë në spitalin ku janë shtruar fëmijët me Leukemi e ai e ka treguar këtë rast dhe bamirësinë e tij në rrjetin e tij social duke shkruar kështu:

"Vizita ime te fëmijët me Leukemi

Përshëndetje, qytetarë të dashur, duke pas parasysh, ku bën më shumë se 15 vite që mirrem me rastet e fëmijëve me Leukemi dhe të tjera, sot sêrish vizitova Repartin e Pediatrisë!

Së pari falenderoj për mikpritjen drejtoreshen e repartit të Pediatrisë dhe Cure2Children znj.Leonora Bajraktari dhe komplet stafin që bëjnë një punë madhështore, duke mos i'a ndalë buzëqeshjen këtyre femijëve!

Atyre me aq mundesi ju dhurova lodra dhe donacion 1000€ nga fondacioni ynë!

Ky repart, nuk kishte karburant për veturen të cilên duhet ta mbushin për ti dêrguar fëmijët në shtëpitë e tyre. Prandaj për tre muaj 1000 € ju dalin , por uroj që të behet serish zgjidhje për ta.....!

Zoti i ndihmoftë dhe ne nga pak me mundesitë tona, ama me u ndal asnejherë.

Fotot janë me leje tê prindêrve dhe vet drejtoreshes.

Me respekt, Labinot Tahiri Ferizaj Kosovë e Shqipërisë."BS

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat