Konfirmohet! Maluma do të vijë në Tiranë, zbulohet kur do të mbahet koncerti!

Mediale Vip

Konfirmohet! Maluma do të vijë në Tiranë, zbulohet kur do të mbahet koncerti!

Më: 21 janar 2020 Në ora: 17:48
Maluma

Prej disa ditësh është folur për këtë, ndërkohë që tashmë lajmi është konfirmuar në një lidhje direkte telefonike në “Klubin e Mëngjesit” me kompaninë Connext, me përfaqësuese Uarda Kocin. 

Ajo nuk dha detaje për shkak të marrëdhënies kontraktuale me këngëtarin, por siguroi që ai tashmë do të jetë përpara verës në vendin tonë. 

Këngëtari latin, hitet e të cilit dëgjohen në mbarë botën, Maluma, do vijë në Shqipëri dhe do mbajë një koncert në Tiranë.

Fansa shqiptarë të Malumës, mund të gëzoni sepse ëndrra juaj po bëhet realitet!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat