Surprizë! Pamela Anderson martohet në mënyrë sekrete

Mediale Vip

Surprizë! Pamela Anderson martohet në mënyrë sekrete

Më: 21 janar 2020 Në ora: 20:23
Pamela Anderson dhe Jon Peters

Surprizë! Pamela Anderson është martuar për të pestën herë duke e kurorëzuar dashurinë e saj me producentin filmik Jon Peters gjatë vikendit.

Sipas The Hollywood Reporter, 52 vjeçarja Anderson dhe 74 vjeçari Peters në mënyrë sekrete e kanë ringjallur romancën e tyre muajve të fundit, pasi ata kishin qenë në lidhje dashurie 30 vjet më parë.

Ata janë martuar në Malibu gjatë të dielës.

Ish-ylli i “Baywatch” – që më herët ishte e martuar me Tommy Lee, Kid Rock dhe dy herë me Rick Salomon – e ka konfirmuar se është martuar me një poemë.

“Jon është ‘rebeli’ origjinal i Hollywoodit – askush nuk krahasohet me të. Unë e dua atë thellësisht, si familjen.

Jeta e tij më frikësonte. Ishte shumë për një vajzë si unë. Por, tani që kam parë më shumë nga jeta e kam kuptuar…

Ai ka qenë gjithmonë aty. Asnjëherë nuk më ka zhgënjyer.

Unë jam gati tani dhe ai është gati gjithashtu. Ne e kuptojmë dhe e respektojmë njëri-tjetrin. Ne e duam njëri-tjetrin pa asnjë kushtëzim. Unë jam një grua me fat – dëshmi se Zoti e ka një plan”.

Peters, që gjithashtu është martuar për të pestën herë, ka thënë se Anderson është më shumë se sa thjesht “një vajzë e bukur”.

“Pamela nuk e ka parë asnjëherë krejt potencialin e saj si artiste. Ajo mund të shkëlqejë akoma më shumë. Vajza të bukura ka gjithandej. Unë mund të zgjidhja njërën nga to, por për 35 vjet e kam dashur vetëm Pamelën. Ajo më bën të çmendur – në një mënyrë të mirë. Ajo më inspiron mua. Unë e mbroj dhe e trajtoj atë në mënyrën ashtu si ajo e meriton”, ka thënë producenti i “A Star Is Born”.

Anderson kishte njoftuar se është ndarë nga ylli i futbollit Adil Rami gjatë verës. Në ndërkohë, ajo ka qenë në lidhje dashurie edhe me themeluesin e WikiLeaks Julian Assange kohëve të fundit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat