Selena i gëzohet suksesit të parë të albumit “Rare”: Moment që nuk do ta harroj kurrë

Mediale Vip

Selena i gëzohet suksesit të parë të albumit “Rare”: Moment që nuk do ta harroj kurrë

Më: 22 janar 2020 Në ora: 08:39
Selena Gomez

Selena Gomez ka zënë vendin e parë në tabelën “Billboard 200”.

Strategjia e Selena Gomezit duket se ka funksionuar pasi albumi i saj i tretë “Rare”, debutoi në krye të tabelës “Billboard 200”, sipas Neislen Music, të martën.

Suksesi në tabelë erdhi menjëherë pasi këngëtarja dhe aktorja 27-vjeçare arriti të zë vendin e parë në tabelën e “Billboard Hot 100” me këngën “Lose You To Love Me”, shkruan DailyMail.

Ajo e pranoi se ndihej keq që ka lutur vazhdimisht fansat që ta dëgjojnë ose blejnë albumin e saj.

“Faleminderit shumë që bëtë diçka kaq personale për mua, do të jetë një moment që nuk do ta harroj kurrë. Krejt çfarë dua me të vërtetë është që ju ta shijoni muzikën dhe të përhapni dashuri”, ka shkruar ajo.

Triumfi i saj në tabelën e “Billboard 200” bazohet në periudhën javore (10-16 janar). Ndërsa, ky pozicion bazohet në kombinimin e shitjeve të albumit me atë të transmetimit.

Nga 112,000 njësi të Rare, 53,000 ishin shitjet e albumit dhe 3,000 ishin shitje ekuivalente.

Vitet e fundit, shumë muzikantë kanë filluar shitjen e biletave të koncerteve me kode riblerjeje të albumeve, të cilat llogariten në shifrat e shitjeve të tyre.

Ajo gjithashtu kishe edhe tre albume të mëparshme që qëndruan të parat në këtë tabelë “The Scene: Kiss & Tell” (2009), “A Year Without Rain” (2010) dhe “When The Sun Goes Down” (2011).

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat