U kapën mat! Pra Rihanna u nda nga miliarderi arab për t'u rikthyer në krahët e Drake?!

Mediale Vip

U kapën mat! Pra Rihanna u nda nga miliarderi arab për t'u rikthyer në krahët e Drake?!

Më: 22 janar 2020 Në ora: 11:10
Rihanna dhe Drake

Pak ditë më parë u tha se Rihanna i ka dhënë fund lidhjes 3-vjeçare me miliarderin arab, Hasaan Jameel.

Ajo nuk foli asnjëherë lidhur me këtë çështje intime, por sigurisht që kjo ngjarje s'mund të rrinte larg vëmendjes së mediave rozë.

Fillimisht u tha se mund të jetë në një lidhje me reperin ASAP ROCKY, mirëpo tashmë ylli i muzikës pop është parë në shoqërinë e ish-të dashurit të saj, Drake.

Ata janë fotografuar gjatë një shfaqje të organizuar në New York, ku dukeshin mjaft sportivë me ‘look-un’ e tyre. Rihanna dhe Drake kanë pozuar gjithashtu me disa prej fansave të tyre, të cilët i kanë kërkuar foto në vendin ku ndodheshin.

Pra, mos vallë kemi një rikthim të Rihannës dhe Drake?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat