Çifti Obama dalin në shtëpinë e re, ka 6.892 metra katrorë dhe u ble 11,75 milionë $

Mediale Vip

Çifti Obama dalin në shtëpinë e re, ka 6.892 metra katrorë dhe u ble 11,75 milionë $

Më: 22 janar 2020 Në ora: 14:01
Ish Presidenti Barack Obama dhe ish Zonja e Parë Michelle Obama

Çifti Obama së fundmi është bërë me shtëpi të re.

Ish Presidenti Barack Obama dhe ish Zonja e Parë Michelle Obama këtë javë blenë një shtëpi prej 6.892 metra katrorë në brigjet e Masazazit, sipas Gazetës Vineyard dhe TMZ.

TNZ konfirmon se rezidenca në ishull me shtatë dhoma gjumi u shit të mërkurën për 11,75 milionë dollarë.

Raporti përmend gjithashtu të besuarin James F. Reynolds, një bankier investimesh në Chicikago, i cili ka qenë miq me Presidentin Obama, 58 vjeç, pasi ishte senator i shtetit në Illinois. Reynolds ishte një anëtar i komitetit kombëtar të financave të Obamës gjatë zgjedhjeve presidenciale të vitit 2008.

Sipas Gazetës dhe TMZ, ish-çifti i parë morën me qira shtëpinë e tyre të re gjatë verës përpara se ta blinin.

Shtëpia u shit nga Wycliffe Grousbeck dhe Corinne Basler Grousbeck. ëycliffe është pronar i Boston Celtics.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat