Si është ndjerë Angelina Jolie për ritakimin e Brad me Jennifer? Ja si është shprehur aktorja

Mediale Vip

Si është ndjerë Angelina Jolie për ritakimin e Brad me Jennifer? Ja si është shprehur aktorja

Më: 22 janar 2020 Në ora: 23:16
Ilustrim

Ritakimi i Jennifer Aniston dhe Brad Pitt në SAG Awards bëri shumë bujë në media dhe të shumtë ishin ata që shpresuan për një rikthim të tyre. Por si ndihet Angelina Jolie për këtë fakt?

Burime për “Hollywoodlife” kanë treguar se Angelinës nuk i intereson aspak, ajo e di që ata janë miq.

“Angelina e di shumë mirë që ata janë thjesht miq dhe nuk do ta shqetësojë veten”, u shpreh burimi. Megjithatë në fotot e shkrepura, Jennifer dhe Brad dukeshin mjaft të afërt me njëri-tjetrin dhe dukej se pas kaq vitesh, ‘flakët’ nuk janë shuar ende.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat