Lë mikun të flejë me gruan, gojëdhënat që frymëzuan Ermal Mamaqin për “I Love Tropoja” - Bota Sot
Lë mikun të flejë me gruan, gojëdhënat që frymëzuan Ermal Mamaqin për “I Love Tropoja”

Mediale Vip

Lë mikun të flejë me gruan, gojëdhënat që frymëzuan Ermal Mamaqin për “I Love Tropoja”

Më: 23 janar 2020 Në ora: 18:39
Ermal Mamaqi

Ermal Mamaqi kohët e fundit është përfolur shumë për filmin e tij më të ri që do nxjerrë në treg “I Love Tropoja”.

Me datë 29 janar në Pallatin e Kongreseve, do të mbahet premiera e filmit të tij, që të gjithë mezi po e presnin.

I ftuar në emisionin “Tempora”, ai ka treguar si ka lindur idea e këtij filmi. Sipas Ermalit, ai ka dëgjuar një gojëdhënë për një vend të thellë në verilindje të Shqipërisë dhe direkt pasi ka shkuar në shtëpi arritu të shkruajë historinë e këtij filmi brenda natës.

 Si të erdhi idea për këtë film?

Ermal Mamaqi: Unë shkoj në këto lokalet që janë kështu si zgëqe dhe gjen ca personazhe të çuditshëm, burim inspirimi. Një producent apo regjizor është gjithmonë në kërkim të një historie. Në një nga këto zgëqet me burrat me bark, me kanatjere zhul, që hanë qofte dhe pinë raki dhe e mbajnë dorën e futur në pandallona, dëgjoj një histori të një zakoni që ishte në një zonë të thellë në verilindjen e Shqipërisë para shumë vitësh. Për të treguar se sa e respekton mikun, të zotët e shtëpisë mikun në darkë e vinin të flinin me femrën e tyre. Gojëdhënat dhe legjendat thonë që deri këtu arrinte ajo që aq shumë të besoj unë sa të vë të flesh me femrën time dhe e di që nuk do e prekësh. Vetëm kaq mu desh për të shkruar brenda natës gjithë historinë e filmit “I Love Tropoja”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat