Kanadezët i hidhen kundër Harry-t dhe Meghan-it: shpenzimet, t`i paguajnë vetë! - Bota Sot
Kanadezët i hidhen kundër Harry-t dhe Meghan-it: shpenzimet, t`i paguajnë vetë!

Mediale Vip

Kanadezët i hidhen kundër Harry-t dhe Meghan-it: shpenzimet, t`i paguajnë vetë!

Më: 23 janar 2020 Në ora: 19:03
Meghan, Harry

Harry dhe Meghan menduan se do të kenë më në fund lirinë dhe paqen e shumëdëshiruar në Kanada, por a do të jetë vërtet kështu? Sepse shenjat që tregojnë të kundërtën, kanë filluar.

Së pari, paparacët nuk u ndahen as atje, dhe së dyti, kanadezët treguan përmes një peticioni online se nuk duan të paguajnë për Dukën dhe Dukeshën e Sussex. Kur vjen fjala tek shpenzimet e sigurisë, Harry dhe Meghan duhet t`I paguajnë vetë. Dhe ato nuk shkojnë pak, por diku tek 800 mijë euro në vit.

“Kanadezët e mirëpresin Dukën dhe Dukeshën, por nuk janë të detyruar t`i mbështesin financiarisht”, deklaroi Aaron Wudrick, presidenti i Federatës Kanadeze të Tatimpaguesve, e cila ishte dhe nismëtarja e peticionit që mblodhi brenda pak orësh me mijëra firma.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat