Eminem sqarohet para botës: Për viktimat e këtij albumi, pushoni në paqe

Mediale Vip

Eminem sqarohet para botës: Për viktimat e këtij albumi, pushoni në paqe

Më: 24 janar 2020 Në ora: 09:23
Eminem

Pak ditë më parë, reperi më i mirë i të gjitha kohërave, Eminem lansoj albumin e ri “Music To Be Murdered By”.

Me tu publikuar ky album, nis të “shpërthej” si me rekorde, ashtu edhe me kritika adresuar disa prej frazave që ai përfshiri.

Reperin amerikan, Eminem për frazën që lidhje me sulmin fatkeq që ndodhi në Manchester Arena në vitin 2017, në një koncert të këngëtares Ariana Grande, ku mbeten të vdekur 22 persona.

Kjo temë u përmend në këngën “Unaccommodating”, ku reperi dëgjohet të thotë: “Por unë po mendoj të bërtas bomba, sikur të isha jashtë një koncerti të Ariana Grande duke pritur”.

Kritika të shumta iu drejtuarn reperit, i cili më në fund e ka parë të arsyeshme të sqarohet.

Në një statusi të gjatë në rrjetet sociale, Eminem u shpreh se albumi i tij nuk është bërë për t’u përfolur. Nëse ju ofendoheni lehtësisht ose nuk jeni të mërzitur në britmat e vrasjeve të përgjakshme, kjo mund të mos jetë koleksioni për ju.

Statusi i plotë i Eminem:

Në botën e sotme vrasja është bërë aq e zakonshme saqë ne jemi një shoqëri e fiksuar dhe e magjepsur prej saj. Unë mendova pse të mos bëj një sport për të, dhe vrasje mbi rrahje. Kështu që para se të hidhni armën, ju lutem më lejoni të shpjegoj. Ky album nuk është bërë për t’u përfolur. Nëse ju ofendoheni lehtësisht ose nuk jeni të mërzitur në britmat e vrasjeve të përgjakshme, kjo mund të mos jetë koleksioni për ju. Disa zgjedhje janë krijuar për të tronditur ndërgjegjen, e cila mund të shkaktojë veprim pozitiv. Fatkeqësisht, errësira ka rënë me të vërtetë mbi ne. Kështu që ju e shihni, vrasja në këtë rast nuk është gjithmonë fjalë për fjalë, as e këndshme. Këto bare janë menduar vetëm për thikat më të mprehta në sirtar. Për viktimat e këtij albumi, ju mund të pushoni në paqe. Për pjesën tjetër, ju lutemi dëgjoni më nga afër herën tjetër. Natën e mirë

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat