Pas babait, edhe e motra kundër Meghan Markle: Një tornado që shkatërroi familjen mbretërore - Bota Sot
Pas babait, edhe e motra kundër Meghan Markle: Një tornado që shkatërroi familjen mbretërore

Mediale Vip

Pas babait, edhe e motra kundër Meghan Markle: Një tornado që shkatërroi familjen mbretërore

Më: 24 janar 2020 Në ora: 18:36
Meghan/ Samantha Markle

Menjëherë pas vendimit të Harry dhe Meghan Markle për t’u larguar drejt Kanadasë dhe për hequr dorë nga detyrat mbretërore, kanë reaguar nxitimthi babai i Meghan, Thomas Markle dhe motra e Meghan, Samantha Markle.

Fillimisht, në një dokumentar “Thomas Markle: My Story”, i cili do të transmetohet së shpejti në Channel, i ati i Meghan e quajti vajzën e tij dhe Princin Harry, "shpirtra të humbur".

Markle tha se ai ka mbetur i shokuar kur ka mësuar vendimin që ka marrë çifti. Duke iu referuar së bijës, 75-vjeçari tha se ajo, në fakt, ka shkatërruar ëndrrën e çdo vajze që dëshiron të bëhet një ditë princeshë: “Çdo vajzë dëshiron që një ditë të jetë princeshë. Ajo e kishte këtë dhe e shkeli me këmbë”, – tha Markle për dokumentarin 90-minutësh, i cili do të transmetohet në javët e ardhshme.

Samantha Markle, në një artikull në British Sun, akuzon motrën e saj se me këto veprime dëshiron që t’i bëjë dëm të madh familjes mbretërore, madje shkon edhe më tej kur thotë se e motra zgjodhi pasurinë mbi familjen.

“Motra ime ra si një tornado në familjen mbretërore. Qëllimi i saj është të ketë famë dhe të jetë pjesë e Hollyëood. Ajo e ka poshtëruar babanë tonë në media. Thomas ishte vërtet një baba i mrekullueshëm”.

Samantha e ka kritikuar ashpër motrën e saj, madje shton se e dinte peshën që kishte ajo familje dhe se duhej t’i merrte parasysh të gjitha, nëse ishte apo jo e gatshme që t’u bashkohej.

“Mbretëresha 93-vjeçare nuk ka pse ta përjetojë këtë stres dhe të shikojë familjen e saj të shpërbëhet”.

Ajo thotë se e vetmja gjë që i intereson Meghan është fama dhe se ka frikë se do të gjejë ndonjëherë lumturinë e vërtetë, kënaqësinë brenda familjes.

“Unë e dua motrën time, por nuk më pëlqen personi që është bërë tani”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat