Është 18 vjeçe dhe njihet në të gjithë botën! Këngëtarja trondit me deklaratën, donte të vetëvritej

Mediale Vip

Është 18 vjeçe dhe njihet në të gjithë botën! Këngëtarja trondit me deklaratën, donte të vetëvritej

Më: 24 janar 2020 Në ora: 20:20

Billie Eilish është vetëm 18 vjeçe dhe ka arritur sukses në tregun muzikor ndërkombëtar.

Disa prej hiteve të saj janë “Bad Guy” dhe “Bury a friend”, që kanë mbi 700 milionë klikime në Youtube. Por, ajo i ka tronditur fansat me deklaratën e fundit për “The Gayle King Grammy Special”, ku tha se kishte dëshirë për t’u vetëvrarë në vitin 2018.

“Isha kaq e palumtur. Isha e palumtur dhe pa jetë”, tha këngëtarja.

Të gjitha këto mendime i vinin prej famës që po e pengonte të shijonte jetën si adoleshentët e tjerë.

“Nuk dua të tremb njeri, por realisht s’e besoja të jetoja deri 17 vjeçe. Më kujtohet një rast që isha në Berlin, isha vetëm në dhomë dhe mbaj mend dritaren ngjitur meje. Mbaj mend që po qaja sepse thoja kështu do të vdes, do ta bëj”, tregoi ajo.

Por ia doli ta nxirrte veten nga kjo situatë duke thënë se çdo gjë e ka një zgjidhje dhe nuk duhet të lëndonte personat pranë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat