Khloe Kardashian e ka një dhomë në shtëpi vetëm për parukat

Mediale Vip

Khloe Kardashian e ka një dhomë në shtëpi vetëm për parukat

Më: 24 janar 2020 Në ora: 23:16
Khloe Kardashian

Shtëpia e Khloe Kardashian është aq e madhe, sa në të ka një dhomë vetëm për parukat dhe zgjatimet e flokëve.

Ylli i reality show e ka ndarë këtë vend special me fansat e saj në Instagram.

“50 hijet e flokëve biondë. Një nga dhomat e mia të preferuara”, ka shkruar ajo poshtë fotografisë.

Image

Nga ajo që shihet nga fotografia, Kardashian jo vetëm që ka dy rafte plot me zgjatime të flokëve të ngjyrave dhe modeleve të ndryshme, por ka edhe plot paruka të cilat i ruan me shumë kujdes.

Në fakt nuk është çudi që Khloe Kardashian ta ketë një dhomë të tillë, pasi ajo njihet si një ‘kameleon’ i flokëve.

Po ashtu nuk është surprizë që ylli i reality show i ruan dhe kujdeset kaq shumë për paruket dhe zgjatimet e flokëve të saj, pasi ajo njihet se është anëtarja e familjes që është e obsesionuar për organizimin e gjërave.

Megjithatë, edhe motrat e saj Kylie Jenner dhe Kim Kardashian kanë treguar më parë se kanë dhoma të tilla që kanë vetëm gjëra ku mbajnë vetëm produktet e bukurisë, ashtu sikur edhe koleksionet e parukeve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat