Vanessa Hudgens duket seksi me tatuazhin e ri

Mediale Vip

Vanessa Hudgens duket seksi me tatuazhin e ri

Më: 24 janar 2020 Në ora: 23:20
Vanessa Hudgens

Vanessa Hudgens duket se po i tregon Austin Butler se çfarë po humb.

Ylli i “Second Act” e ka treguar tatuazhin e saj të ri – një lulediell – që është realizuar në një vend shumë seksi, anash gjoksit të saj të majtë.

“Dhe për ta përfunduar të enjten….Hahahhahaha”, ka shkruar Hudgens me shaka poshtë fotografisë që e ka postuar pasi që kishte publikuar edhe disa fotografi shumë të nxehta nga një videoklip i vjetër muzikor.

Image

31 vjeçarja ka treguar se këtë tatuazh të ri e ka realizuar artisti i tatuazheve Dragon –  i cili i ka realizuar tatuazhe edhe yjeve të tjerë si Ashley Tisdale, Kevin Jonas, Joe Jonas dhe Sophie Turner.

Në ndërkohë, është raportuar se Hudgens dhe Butler janë ndarë gjatë këtij muaji pas nëtë vjetësh lidhje dashurie.

Por, duket se aktorja nuk ka humbur kohë dhe ka ecur përpara. Ajo së fundmi është parë duke darkuar me yllin e Los Angeles Laker dhe ish të dashurin e Kendall Jenner, Kyle Kuzma. Ajo është parë po ashtu duke e përcjellë një ndeshje të Kuzma.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat