Çfarë ndodhi me Orindën dhe gazetaren në Arabi? Ajo publikon video nga policia

Mediale Vip

Çfarë ndodhi me Orindën dhe gazetaren në Arabi? Ajo publikon video nga policia

Më: 24 janar 2020 Në ora: 23:24
Orinda Huta me Albana Nanaj

Pak ditë më parë, moderatorja e njohur Orinda Huta tregoi se kishte udhëtuar në Dubai së bashku me Albana Nanaj për programin e kësaj të fundit ‘Check In’.

Ndërsa së fundmi me anë të një videoje në llogarinë e saj në ‘Instagram’, Orinda ka zbuluar se ky udhëtim i ka sjellë edhe një problem.

“@albana_nanaj është super yll. Se e dini ju që na morën në polici kur ishim në Abu Dhabi? Ndiqeni nesër në 14:30 arsyen pse”, ka shkruar Huta krah videos ku nuk kanë munguar edhe të qeshurat.

Me siguri ndjekësit janë shumë kureshtarë tashmë se çfarë ka ndodhur me moderatoret, megjithatë kjo mund të zbulohet ditën e nesërme, ashtu siç ka pohuar dhe Orinda.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat