“E kapa veten duke ulur kokën…”, Rudina Dembacaj tregon si bëri publike lidhjen me Mark Frrokun dhe planet për martesë

Mediale Vip

“E kapa veten duke ulur kokën…”, Rudina Dembacaj tregon si bëri publike lidhjen me Mark Frrokun dhe planet për martesë

Më: 25 janar 2020 Në ora: 07:54
Rudina Dembacaj dhe Mark Frroku

Fillimin e vitit 2020, moderatorja dhe aktorja Rudina Dembacaj e nisi duke konfirmuar historinë e dashurisë me ish-deputetin Mark Marku.

Sot, ajo ka zbuluar se si lindën ndjenjat mes tyre dhe përse vendosi të bënte publike lidhjen.

“Nuk është fare vështirë të njihen dy veriorë. Jemi njohur prej kohësh, por nuk e kishim menduar se do kishim një marrëdhënie. Pas humbjes së bashkëshortes Marku kaloi një periudhë delikate kurse unë isha një vajzë beqare. Kështu u dashuruam. Ditën e dytë të vitit unë dhe Marku udhëtuam dhe e kapa veten duke ulur kokën në aeroport që të mos më njihnin. Nuk ja lejoja dot vetes. Nuk kam pse ta fsheh dashurinë thashë me vete. Ne ndihemi shumë mirë me njëri-tjetrin, pse ta fsheh? Mua më pëlqejnë gjërat e drejtpërdrejta. Se jam person publik s’do të thotë që të ndryshoj karakter", u shpreh Rudina.

Pas kësaj, nuk hezitoi të tregonte planet e të ardhmes, ndër të cilat nuk mbetet vetëm biznesi, por edhe familja.

"Tani po shijojmë dashurinë, na merr shumë kohë edhe biznesi. Unë e dashuroj Markun. Sigurisht që do martohemi", theksoi moderatorja në emisionin "Rudina".

Kur bëri publike lidhjen me Mark Frrokun, ajo tha se e do si partner në biznes dhe në jetë. Më parë, Rudina Dembacaj ka qenë e martuar me Aleksandër Varfaj, me të cilin gëzon vogëlushen Viktoria. Me anë të postimeve në Instagram, ata kanë treguar se ndarja nuk ka ndikuar dhe vijojnë të kenë respekt për njëri-tjetrin si në ditën e parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat