Adele e dobët dhe sportive rugëve të Los Angeles

Mediale Vip

Adele e dobët dhe sportive rugëve të Los Angeles

Më: 25 janar 2020 Në ora: 10:53
Adele

Adele ka treguar rezultatet e rregullimit të stilit të jetesës, duke treguar figurën mahnitëse që ka krijuar.

Këngëtarja, 31 vjeç, e cila u divorcua në shtator, u pa këtë javë duke lënë një bibliotekë në Los Angeles.

Ajo besohet se ka humbur afro 40 kile pas një diete intensive që ka mbajtur.

Veshur me veshje sportive ajo u drejtua drejt makinës së saj ndërsa kalimtarët e mahnitur u pyetën nëse ishte vërtet ajo.

Një kalimtar që ishte aty pranë kishte shkruar: Unë mezi e njoha Adele – ajo thjesht duket e mrekullueshme.

Këngëtarja e hitit “Hello” i është nënshtruar një rregullimi total jetese pasi divorci i saj nga Simon Konecki u finalizua në shtatorin e kaluar.

Ajo bëri shaka në Instagram tetorin e kaluar se “dikur qante, por tani djersi”.

Adele gjithashtu ka pranuar se po mësonte të donte veten sërish.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat