Vjen dhe fotoja e parë e të sapomartuarve: Pamela Anderson dhe bashkëshorti i pestë!

Mediale Vip

Vjen dhe fotoja e parë e të sapomartuarve: Pamela Anderson dhe bashkëshorti i pestë!

Më: 25 janar 2020 Në ora: 12:46
Pamela Anderson, Jon Peters

Pamela Anderson zgjodhi t’i rikthehej dashurisë së rinisë dhe të shkojë drejt altarit për herë të pestë.

Ylli i “Baywatch” vetëm pak ditë më parë i tha “PO” producentit Jon Peters me të cilin ka pasur një histori dashuri disa dekada më parë.

Ceremonia private e martesës së 54-vjeçares dhe 74-vjeçarit u mbajt në Malibu dhe ishin mediat ato që zbuluan gjithçka, ndonëse çifti vendosi ta mbante të fshehtë dhe larg vëmendjes mediatike.

Image
Pamela Anderson, Jon Peters

Por ja ku ka ardhur edhe fotoja e parë publike e dy të sapomartuarve dhe atë e ka publikuar vetë Anderson në llogarinë e saj në Instagram, duke shuar kështu kureshtjen e të gjithëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat