Jessica Simpson rrëfen si erdhi deri tek ndarja me Nick Lachey

Mediale Vip

Jessica Simpson rrëfen si erdhi deri tek ndarja me Nick Lachey

Më: 25 janar 2020 Në ora: 13:33
Jessica Simpson me Nick Lachey

Jessica Simpson zbulon se çfarë nuk shkoi me martesën e saj me Nicky Lachey.

Jessica Simpson ka folur hapur për ish-partnerin e saj, Nicky Lachey, shkruan E! News.

Simpson po përgatit për botim librin, ndërsa fansat flasin rreth asaj se çfarë shkoi keq në martesën e saj me Nick Lachey.

Në pjesën e librit të siguruar nga “People”, Jessica tregoi se si erdhi nga martesa e saj deri në divorc.

Ajo përmend faktin se që të dy ishin të rinj, “Ne me të vërtetë u shtypëm nga media dhe nga vetvetja. Unë nuk mund t’i gënjeja fansat tanë dhe nuk mund t’i jepja dikujt shpresë se ne ishim ky çift i përsosur”.

Jessica pranoi se këngëtari i hitit “98 Degrees”, ishte dashuria e saj e parë.

Ajo më vonë është martuar me Eric Johnson ,ndërsa Nick ka një familje me Vanessa Lachey, Jessica thotë se ajo ende e respekton ish-in e saj “shumë”.

“Unë isha me të vërtetë e re dhe suksesi im nuk kishte filluar me të vërtetë. Ai më njihte si një 18-vjeçare të re të pafajshme që kurrë nuk ishte futur në botë në aq shumë mënyra,” shkroi ajo. “Unë shkova drejtpërdrejt nga babai im tek ai. Nicki ishte shumë i zgjuar. Ai ishte tetë vjet më i madh se unë, por ai ishte gjithashtu i ri.”

Këngëtarja shtoi “Ne e kemi dashur shumë njëri-tjetrin dhe gjithmonë do ta duam”. Simpson thotë se vazhdon të ketë respekt për këtë. Libri do të jetë në disponim për shitësit duke filluar nga data 4 shkurt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat